Derbi mes Chelseat e Tottenham përfundon baras

Me rezultat 2-2 ka përfunduar derbi mes Chelseat e Tottenhamit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin “Blutë” me anë të Koulibaly, i cili shënoi golin e tij të parë me fanelën e Chelseat.

Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim, ku në minutën e 68-të të takimit ishte Hojbjerg ai i cili barazoi shifrat në 1-1.

Nëntë minuta më vonë Chelsea reagoi për ta kthyer epërsinë me anë të James.

Kur u duk se ndeshja po merr fund me tri pikë të plota për Chelsean, ishte Harry Kane ai i cili në “frymën” e fundit shënoi për 2-2.

Me këtë barazim, Tottenham gjendet në vendin e katër me katër pikë, aq sa ka edhe Chelsea i cili gjendet në pozitën e shtatë.

Go to TOP