Daku reagon pas largimit nga grumbullimi: Lëndimi është falë Zotit minimal
Futbollisti Mirlind Daku, ka reaguar pas lëndimit që pësoi në fitoren ndaj Çekisë.
Megjithëse, Daku ka thënë se është lëndim i lehtë, por që e detyron të largohet nga grumbullimi i kombëtares shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë”, u shpreh Daku.
“Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares. Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie!”.
