Çka pritet të ndodhë sot?

0:00 – 12:30Komuna e Vushtrrisë organizon disa aktivitete me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. Agjenda:
10:00 – Inaugurimi i pllakave mirënjohëse për shtëpitë shkolla (Vushtrri)

12:00 – Akademia solemne dhe program kulturor-artistik (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

12:30 – Ekspozitë e nxënësve të Gjimnazit (Shtëpia e Kulturës)

11:00Zyra e BE-së dhe Qeveria e Kosovës ndajnë 45 bursa për studime master në shtete të BE-së, pë të sapodiplomuar dhe nënpunës civilë. Marrin pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe zv.kryeministri i Parë, Besnik Bislimi. (Kino “Armata“, Prishtinë)

11:00Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc dhe OJQ AKTIV në Mitrovicën e Veriut publikojnë hulumtimin “Nga sfidat e përbashkëta tek zgjidhjet e përbashkëta”, për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë. (Hoteli “Sirius”, Prishtinë)

11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit të përformancës së teknologjisë së informacionit, sistemit për menaxhimin e pagave. I ftuar është u.d. i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

11:00Shoqata “Miqtë e Amerikës” ia ndan Ferdonije Qerkezit, e cila ka të zhdukur bashkëshortin dhe fëmijët, titullin “Nënë shqiptare – Abanian Mother”. (Rr. “Migjeni”, Gjakovë)

11:00 – 14:00Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan vazhdon aktivitetet për shënimin e 10-vjetorit të themelimit. Agjenda:
11:00 – Fakulteti i Edukimit do të organizojë tryezë diskutimi nga fusha e kulturës dhe letërsisë (UKZ, salla A34)

12:00 – Ndarja e çmimeve për poezinë dhe për esenë më të mirë të studentëve të UKZ-së (Salla A34)

13:30 – Ndarja e çmimeve për ekipin fitues të studentëve në turnirin e futbollit (Salla A34)

14:00 – Ekspozitë personale e profesorit të artit, Ahmet Ibrahimi (Salla A01)

12:00Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren organizon aktivitet kulturor-artistik, me rastin e Ditës së Mësuesit, . (Amfiteatri i Universitetit të Prizrenit)

13:00Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton në parim Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

14:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

15:00Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndan mirënjohje për 75 mësimdhënësit të cilët do të pensionohen deri në fund të vitit 2023. (Shkolla ”Eqrem Çabej”, Prishtinë)

15:30UBT dhe Oda Ekonomike Austriake organizojnë Panairin e Punës të Kompanive Austriake, me ç’rast do të shpalosen ofertat e tyre për punësim për studentët dhe të interesuarit e tjerë. (Kampusi Inovativ, Lipjan)

18:00Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, do të ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve në shenjë solidarizimi me ndezjen e Flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

Go to TOP