Chelsea, një tjetër klub i madh anglez që e kërkon Bremer-in

Pas Manchester Unitedit, është edhe Chelsea, një tjetër klub i madh anglez që e kërkon mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.

Bremer është një nga më të kërkuarit e kësaj verë.

Sipas medieve italiane, në garë për mbrojtësin e ‘Zonjës së Vjetër’ është futur edhe Chelsea.

Juve thuhet së nuk dëshiron largimin e Bremer, por në rast se vjen ndonjë ofertë mbi 70 milionë euro, atëherë skuadra italian është e gatshme për ta shitur asin e tyre.

“Chelsea është e interesuar për Bremer pas interesimit të Man United. Juve dëshiron ta mbajë atë, por nëse arrin një ofertë mbi 70 milion euro, do të vlerësohet”, shkruajnë mediet italiane.

Go to TOP