Çalhanoglu pas fitores së titullit: Gjithmonë i qetë e i duruar, ndërsa tani i shpërblyer!

Pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it dhe shpalljes kampion të Italisë me Inter-in, Hakan Çalhanoglu ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

“Gjithmonë i qetë, gjithmonë i duruar, gjithmonë i përqendruar dhe tani i shpërblyer”-shkruan Çalhanoglu.

Këtë të hënë Inter siguroi matematikisht titullin e 20-të në histori kampion të Serie A, me “zikaltërit” që nga sezoni i ardhshëm do të kenë dy yje në fanellë.

Go to TOP