Calhanoglu: Ndihem mirë në Evropë, jam duke u rritur

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu, sërish ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga kampionët në fuqi të Italisë.

Reprezentuesi turk është synim i disa klubeve arabe, por lojtari thotë se ndihet mirë në Evropë dhe se nuk po e mendon largimin nga skuadra e Simone Inzaghit.

Calhanoglu thotë se është duke u përmirësuar profesionalist tek skuadra Zikaltër.

“Siç e kam thënë shumë herë, ndihem më i miri në Evropë”, ka thënë Calhanoglu.

“E di mirë që ka shumë kampionë, megjithatë jam duke u përmirësuar dhe duke u rritur shumë”, ka pohuar turku, dikur futbollist i Milanit.

Go to TOP