Burri sulmon katër persona me çekiç në qendër të Londrës

Një burrë u arrestua pasi dyshohet se sulmoi katër persona me çekiç në qendër të Londrës.

Sipas The Guardian, 38-vjeçari sulmoi së pari dy gra në Regent Street në orët e vona të së premtes, tha policia Metropolitane.

Gratë, njëra në të 30-at dhe tjetra në të 20-at, u dërguan në spital, megjithatë plagët nuk besohet se ishin kërcënuese për jetën.

Burri më pas përdori një çekiç për të sulmuar një grua në të 40-at dhe një burrë në të 50-at në një klub në Glasshouse Street. Të dy u dërguan për trajtim në spital, por gjendja e tyre është stabile.

Bëhet e ditur se 38-vjeçari u ndalua nga stafi i sigurisë në klub dhe më pas u arrestua nga oficerët e policisë Metropolitane nën dyshimin për lëndime të rënda trupore, para se të dërgohej në paraburgim në stacionin policor në qendër të Londrës.

Go to TOP