Boston Celtics kampion në NBA

Boston Celtics sërish qëndron i vetëm në renditjen e kampionëve të NBA-së.

Jayson Tatum shënoi 31 pikë, 11 asistime dhe tetë kërcime, ndërsa Celtics fituan kundër Dallas Mavericks 106-88, të hënën mbrëma, për të fituar titullin e 18-të të kampionit në NBA. Kështu, Celtics tashmë kaluan Los Angeles Lakers për më shumë tituj në historinë e ligës.

Bostoni riktheu titullin e kampionit pas 16-vjetësht. Jaylen Brown shtoi 21 pikë dhe u votua si MVP i finales së NBA, derisa Jrue Holiday e mbylli takimin me 15 pikë dhe 11 kërcime.

Te Dallasi Luka Doncic e mbylli takimin me 28 pikë dhe 12 kërcime, derisa Kyrie Irving shënoi vetëm 15 pikë.

Go to TOP