Borussia Dortmund eliminon Atletico Madridin me përmbysje

Borussia Dortmund është gjysmëfinalisti i parë i Champions League.

Skuadra gjermane ka bërë përmbysje spektakolare në një përballje me Atletico Madrid të martën në “Signal Iduna Park”.

Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 2-1, skuadra gjermane ka arritur një fitore të madhe 4-2 në ndeshjen e sontme, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garës.

Në pjesën e parë të ndeshjes, Dortmund ka arritur epërsi të dyfishtë me golat e Brandt në minutën e 34 dhe Maatsen në minutën e 39. 

Megjithatë Atletico Madrid nuk është dorëzuar dhe në pjesën e dytë e ka ndryshuar rezultatin fillimisht me një autogol të Hummels në minutën e 49 dhe pastaj me një gol të Correas në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, pra duke barazuar. 

Por Borussia Dortmund nuk ka pranuar një fund të tillë. Ka shënuar edhe dy gola të tjerë për të siguruar vendin në gjysmëfinale. Füllkrug ka realizuar në minutën e shtatëdhjetë e një, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Sabitzer e ka siguruar kualifikimin për ekipin gjerman.

Go to TOP