Ballkani shkatërron La Fioritan, i afrohet raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës
Ballkani e ka nisur furishëm aventurën e parë në Ligën e Konferencës. Kampioni i Kosovës mposhti bindshëm 4:0 La Fioritan të martën mbrëma në “San Marino Stadium”.
Duke parë cilësinë e kundërshtarit, Ballkani me të nisur loja aplikoi lojë sulmuese dhe e gjeti golin pas gjashtë minutave. Realizator ishte Meriton Korenca që e ndihmoi edhe një devijim nga mbrojtësi kundërshtar.
Skuadra që drejtohet nga Ilir Daja vazhdoi me lojë të bukur dhe dyfishoi epërsinë me Albion Rrahmanin në minutën e 23-të. Rrahmani (50’) shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin në fillim të pjesës së dytë.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes talenti tjetër Albin Berisha në minutën e 73-të.
Ballkani kishte edhe një mori rastesh të tjera që nuk arriti t’i konvertonte në gol.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”.
Fituesi nga kjo ndeshje në rundin e tretë kualifikues përballet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik.
Ballkani ra në Ligën e Konferencës, pasi u eliminua nga Zhalgirisi në Ligën e Konferencës javën e kaluar.
