Bayerni turpëron sërish Barcelonën, rezultatet e sfidave të Championsit

Tjetër rezultat zhgënjyes i Barcelonës në Champions, teksa turpërimi ndaj Bayernit nuk ka të sosur.

Katalanasit e Xavit u mposhtëm me rezultatin 0-3 në “Camp Nou” ndaj bavarezëve që janë shndërruar në një “mace të zezë” për spanjollët.

Si të mos mjaftonte humbja dhe eliminimi nga grupet e Champions-it, Barcelona, nuk arriti të regjistronte asnjë gjuajtje në kuadrat, duke i dhënë doza dramatike kësaj humbjeje. 

Nga ana tjetër skuadra e Nagelsman, duket një makineri perfekte në Champions, me 5 fitore në 5 ndeshje.

Ndërkaq, më poshtë mund të shihni rezultatet e ndeshjeve të sotme të Championsit.

Image
Go to TOP