Bayern në negociata me Rangnick e De Zerbi

Bayern Munich është në kërkim të zëvendësuesit të mundshëm për trajnerin aktual, Thomas Tuchel, dhe dy emrat kryesorë që janë shfaqur janë Ralf Rangnick dhe Roberto De Zerbi.

Drejtuesit e klubit bavarez kanë zhvilluar bisedime me Rangnick, i cili aktualisht drejton Kombëtaren e Austrisë. Megjithatë, një pengesë e mundshme për këtë marrëveshje është kompensimi që klubi duhet të paguajë Federatës Austriake për lirimin e trajnerit, i cili është nën kontratë deri më 2026.

Një tjetër emër është Roberto De Zerbi, trajneri aktual i Brighton. Takimi i fundit me De Zerbin ka zgjatur tetë orë, por deri tani nuk është arritur në ndonjë marrëveshje përfundimtare. De Zerbi ka një klauzolë lirimi prej 14 milionë eurosh me klubin anglez, dhe përveç kësaj, ai ka një staf të madh ndihmësish.

Go to TOP