Barcelona fiton nga Celta Vigo falë Lewandowski

Robert Lewandowski ka qenë në disponim të shtunën kur Barcelona në kuadër të Javës së 25-të në La Liga është ndeshur me Celta Vigo.

Falë dy golave të polakut skuadra e drejtuar nga Xavi ka fituar me rezultat 1-2. 

Lewandowski e ka gjetur golin e epërsisë për Barcelona në minutën e fundit të pjesës së parë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e parë në ndeshje. Megjithatë, Celta Vigo nuk është dorëzuar dhe e ka barazuar rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me golin e Aspas. 

Kur është dukur se ndeshja do të mbyllet pa fitues, në minutën e shtatë të kohës shtesë, Lewandowski e ka gjetur golin e fitores për katalanasit, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për ekipin. 

Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona gjendet në vendin e tretë në tabelën e La Liga të kryesuar nga Real Madrid, ndërsa Celta Vigo renditet në vendin e shtatëmbëdhjetë. 

Go to TOP