Ballkani me fat në shortin e Champions-it, përballet me Santa Colomën

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve.

Portokallezinjtë nga Suhareka patën fat në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion, pasi në rrethin e parë kualifikues të Championsit do të përballen me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma. Kampioni i Shqipërisë, Egnatia do të përballet me skuadrën nga Bosnja e Hercegovina, Borac nga Banjalluka, kurse kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga do të ballafaqohet me Slovan Bratislavën. Ndeshjet e para të këtij rrethi do të zhvillohen më 9 e 10 korrik, kurse ato të kthimit më 16 e 17 korrik.

Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve:

Slovan Bratislava – Struga
Borat Banja Luka – Egnatia
Hamrun Spartans – Lincoln Red
Ballkani – Santa Coloma

Go to TOP