Ballkani i politikanëve të shumtë të cilët nuk merren politikë

Shkruan: Ejup BERIShA

Shtetet e Ballkanit perëndimorë janë raste të vetme ku ka politikan por që nuk ka politikë apo nuk zbatohet ajo nga ana e individëve të angazhuar në të. Kjo i bie sikur kur mjeshtërit e ndërtimit të mos ndërtojnë më objekte banimi apo dhe afariste, mjeku të refuzojë të shëroj njerëz të sëmurë, apo dhe pilotët të refuzojnë që ti fluturojnë avionët në qiell.

Nëse politikanët e sotëm në Ballkanin perëndimor nuk bëjnë politikë atëherë parashtrohet pyetja logjike se me çfarë merren të njëjtët në përditshmëri në ambientin politik?. Duhet thënë se ka kohë që të njëjtët kryesisht merren apo angazhohen për imponimin e vullnetit të pastër te tyre individual dhe grupor përmes përdorimit të forcës. Kjo pra për ata që e dinë se çka është politika nuk është politikë por zbatim i vërtetë dhune kur flas kështu unë i kamë parasysh rrethanat bashkëkohore e të bërit të politikës. Nga kjo që u tha më lartë del se profesion primar i politikanëve është të bërit politikë e jo p.sh. marrja me biznes apo edhe më keq tregimi i përrallave të kota e të parëndësishme. Politika është aktivitet jete apo ajo duhet të bëhet për ti rregulluar çështjet dhe rrethanat e rëndësishme dhe të domosdoshme shoqërore në jetën e përditshme të njerëzve. Kjo tregon edhe atë se në interes të kujt duhet të bëjnë politikë politikanët, këta pra duhet të bëjnë politike jo në interes dhe në të mirën e tyre por në të mirën dhe në interes të qytetarëve. Pra këta këtë çështjen e dytë ata duhet ta bëjnë me të vërtetë, realisht me veprime akte e aksione konkrete e jo vetëm se verbalisht me fjalë të kota apo dhe me gënjeshtra, edhe pse në këtë kohe shumica e politikanëve merren kryesisht me gënjeshtra. Sot pra në politikë është trend apo dhe modë që politikanët të gënjejnë dhe atë në mënyrë të vazhdueshme e jo ta thonë të vërtetën. Kjo situatë e pavolitshme e imponon nevojën që në politikë të dominoj altruizmi e jo egoizmi. Të bësh politikë apo ta bësh të politikës kjo jo vetëm sot por gjithmonë ka qenë çështje për aktoret kryesore politik jo vetëm botëror por edhe për ata rajone, e kur flitet për politikanët vendor për ta nuk fola a e dini pse, sepse këta në politikë përherë janë marrë merren dhe te njëjtët do te merren përherë me vetveten e jo me qytetarët kuptohet kjo do të ndodhë gjithmonë nëse nuk ndryshohet mentaliteti i tyre. Ndërsa njerëzve të rëndomtë u duhet bërja e politikës sepse pa të ata nuk mund të bëjnë apo të arrijnë asgjë në këto troje sepse këtu politikanët e kanë uzurpuar jo vetëm se ambientin politik por edhe ambientet e tjera shoqërore. Prandaj individëve të kyçur në politikë u duhet bërja e asaj çka imponon politika. Në demokraci duhet të dominon vullneti i shumicës së qytetarëve kështu që në bazë të saj ata përcaktojnë se si duhet te behët politika dhe ne interesin e kujt duhet te bëhet e njëjta dhe kujt duhet ti shërbej bërja e saj. Ndërsa këtu te ne ka kohe që politikanët përcaktojnë se si duhet te bëhet politika dhe kujt duhet t’i shërbej ajo, pa i pyetur dhe pa i konsultuar fare qytetarët. Sigurisht se edhe ata dinë të thonë se si të bëhet politikë dhe se çfarë duan të arrijnë ata me të. Politikanet duhet të angazhohen në politikë për të punuar për arritjen e të mirës se përgjithshme shoqërore kjo e bën politikën më të afërt edhe për qytetarët e jo vetëm për politikanët prandaj këta duhet ta kuptojnë se nuk janë pronarët e politikës dhe se nuk guxojnë të merren me realizimin e vetëm së të të mirës individuale dhe grupore të tyre. Politikanët për angazhimet e tyre në politikë marrin page dhe përfitime të tjera të majme materiale dhe jo materiale por këta vetes i kanë vënë objektiv që politikën ta bëjnë jo vetëm vegël, por edhe pronë të tyre personale. Politika është aktivitet njerëzor dhe shoqëror qe e imponon zbatimin e rregullave të veprimit dhe sjelljes të cilat nuk guxojnë të përvetësohen nga askush sepse ato u përkasin te gjithë pjesëtarëve të shoqërisë e jo vetëm një individi, një grupacioni apo dhe grupacioneve te shumta shoqërore. Prandaj është mirë që gjithkush të merret realisht me profesionin që e ka sepse nëse ndodhë e kundërta nuk do të pësojnë dëm vetëm profesionet por edhe qytetarët. Prandaj në rajonin e Ballkanit perëndimor kur flasim për mos bërjen e politikës pasojat më të mëdha po i përjetojnë qytetarët.

Go to TOP