“Ballkani i hapur” i Vucicit: Policia serbe në kufi keqtrajton deputetin malazez
“Arsyeja dihet – Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, të cilën e miratuam në Parlamentin e Malit të Zi. “Mendoj se ky është “Ballkani i Hapur”, si ta di unë”, tha ai, transmeton RTCG, shkruan Kosova.info.
Deputeti i Partisë Boshnjake në Kuvendin e Malit të Zi, Amer Smailoviç, ka njoftuar në Facebook se ka përjetuar shqetësime në kufirin e Shpiljanit gjatë largimit dhe kthimit nga Serbia. Ai ka deklaruar se të dyja herët është ndaluar me familjen e tij nga një orë dhe se është i sigurt se arsyeja është Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.
“Kush e di sa herë më kanë ndaluar dhe kontrolluar në pikën kufitare të Republikës së Serbisë. Kësaj radhe në ora 00:20 me familjen në pikën kufitare Špiljani për më shumë se 45 minuta. Edhe sot, kur hyra, kam përjetuar shqetësim nga policia kufitare serbe, e cila kontrolloi makinën në detaje dhe më mbajti në vendkalim për më shumë se një orë”, ka thënë Smailoviq në Facebook.
Ai shtoi se kjo është vetëm vazhdimësi e praktikës që policia serbe e bën tash e një vit ndaj përfaqësuesve politikë të boshnjakëve në Mal të Zi, por edhe ndaj deputetëve të tjerë.
“Arsyeja dihet – Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, të cilën e miratuam në Parlamentin e Malit të Zi. “Mendoj se ky është “Ballkani i Hapur”, si ta di unë” , tha ai, transmeton RTCG. /Kosova.info/
