Avokatja Haxhiu për procesin e përmbarimit: Ligji i ri ka ndikuar pozitivisht

Avokatja Miranda Haxhiu nga Shoqëria e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” ka folur për aspektin ligjor të procesit të përmbarimit.

Ajo në Shtatë Ditë me Panxhën në Klan Kosova tha se ligji aktual ka ndikuar pozitivisht.

“Ligji i ri ka ndikuar pozitivisht, pasi tani kemi përmbaruesit privat të cilët janë në treg dhe e kanë shqiptuar procedurën sa i përket ekzekutimit të kërkesave”

“Ligji i vitit 2013 ku si organe përmbarimore janë përmbaruesit privat dhe më herët kanë qenë gjykatat e Kosovës. Zbatimi i legjislacionit sa i përket procedurës përmbarimore është jashtëzakonisht i kënaqshëm me ligji ne ri në fuqi”, tha Haxhiu.

Haxhiu foli edhe për vështirësitë me të cilat përballen, njofton Klankosova.tv.

“Vështirësitë munden me qenë të aspekteve të ndryshme për shkak se debitorët në Kosovë shpesh herë janë të gjendjes ekonomike të varfër dhe për zbatimin e kërkesave rezistojnë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të cilën e kanë, si pasojë e kësaj rritet kostoja e shpenzimeve të përmbaruesit dhe në fund procedura përfundon që këto shpenzime detyrimisht duhet t’i paguajë prapë se prapë debitori”, shtoi avokatja.

Tutje, ajo tha se nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, deri në momentin e arritjes së sigurimit të mjeteve procedura përmbarimore vazhdon.

Go to TOP