Atalanta merr kreun e grupit, Zeniti triumfon ndaj Malmos

Atalanta ka marrë kreun e Grupit F në Ligën e Kampioneve me një sukses të rëndësishëm kundër Young Boys , duke u konfirmuar tashmë si forcë kryesore dhe pretendente për të vazhduar më tej rrugëtimin në turne.

Skuadra e Berat Gjimshitit, titullar në këtë duel, triumfoi minimalisht 1-0 ndaj zviceranëve të cilët gjatë gjithë ndeshjes menduan më shumë të mbronin. Goli erdhi në pjesën e dytë nga Pesina, por pas një sfide të dominuar totalisht nga italianët, të cilët tentuan në çdo mënyrë të shënonin.

Ndërkohë, në Grupin H, Zenit ka mundur lehtësisht me shifrat 4-0 ekipin e Malmos, duke u kthyer kështu në skuadrën që do të sfidojë Juventusin dhe Çelsin për një vend në fazën tjetër të turneut. Skuadra ruse ishte në kontroll të plotë që në startin e ndeshjes, duke vërtetuar se ka një marsh më shumë se suedezët dhe se kërkon shansin e saj në arenën më të rëndësishme.

ATALANTA 1-0 YOUNG BOYS

68′ Pesina

ZENIT 4-0 MALMO

9′ Klaudinjo, 49′ Kuzjajev, 80′ Sutormin, 90’+3′ Uendel

Go to TOP