Atalanta bën “harakiri” ndaj Veronës, shpërdoron epërsinë e dy golave

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është vendi i katërt. Zikaltrit e Bergamos barazuan 2-2 me Veronën në shtëpi, duke shpërdoruar një epërsi të dyfishtë të arritur që në pjesën e parë.

Takimin e zhbllokoi që në minutën 13 Scamacca, që u shërbye nga Koopmeiners, ndërsa pesë minuta më vonë dyfishoi shifrat Ederson.

U duk se Atalanta do ta kishte të lehtë administrimin e lojës, por ndodhi e kundërta.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 56-të, shkurtoi diferencën në 2-1 Lazovic, për të ardhur më pas te goli i Noslin në të 60-tën, me rezultatin që mbeti i njëjtë në minutat e mbetura.

Atalanta me këtë barazim mbetet në vendin e 6-të me 51 pikë, por ka një ndeshje të prapambetur për të rikuperuar.

Go to TOP