Arsenali, 190 milionë euro për të përforcuar sulmin

Alexander Isak i Newcastle është objektivi kryesor i afatit kalimtar të kësaj verë për Arsenalin për sa i përket sulmit.

Lajmi është bërë i ditur prej disa kohësh, por “The Guardian” sot vjen me disa lajme për këtë çështje.

Sipas tabloidit anglez, “Topçinjtë” do të ishin të gatshëm të paguanin deri në 115 milionë euro për të rrëmbyer nga rivalët e tyre ish-lojtarin e Borussia Dortmundit. Kjo shifër do të zgjidhte edhe problemet finaciare të Newcastle.

Arsenali po ndjek me vëmendje edhe Michael Olise, anësori anglo-francez i lindur në 2001, që luan për Crystal Palace (6 gola dhe 3 asistime në 13 ndeshje) për të cilin mund të shpenzohen prej rreth 75 milionë euro, pavarësisht se ka pasur probleme të shumta fizike këtë sezon, të cilat e detyruan të humbiste më shumë se gjysmën e sezonit.

Go to TOP