Arsenal synon sulmuesin e Getafe

Pasi Ivan Toney ka konfirmuar se pas vuajtjes së pezullimit do të vazhdojë te Brentford Arsenal ka kthyer sytë nga La Liga për të siguruar shërbimet e një sulmuesi.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta për afatin kalimtar të janarit e ka vendosur në objektiv sulmuesin e Getafe, Borja Mayoral.

Sipas raportimeve, klubi anglez është i gatshëm të paguajë 22 milionë funte për ish-futbollistin e Real Madridit.

I pyetur nëse një sulmues i ri mund të transferohet në janar, Arteta ka thënë se nevoja ekziston, por nuk është shumë optimist për realizimin.“Për momentin nuk duket realiste.

“Ajo që është puna ime dhe ajo që duhet të bëjmë është të përmirësojmë lojtarët tanë dhe të përpiqemi të marrim rezultate më të mira me lojtarët që kemi. Tjetër gjë është ajo që na nevojitet dhe një tjetër është ajo që mund të bëjmë”, ka thënë spanjolli.

Go to TOP