Arrestohet 24-vjeçari për dhunë ndaj gruas së tij

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet “D.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë  fizike ndaj  bashkëshortes së tij me inicialet L.V ( F/K) e moshës 23 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore  e cila për trajtim mjekësorë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Go to TOP