Arrestohen dy persona në Kaçanik

Një 36 dhe 26 vjeçar janë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut.

Policia ka njoftuar se dy personat ishin në një kamion pa targa e ku gjatë kontrollit kanë gjetur 16 drunj industrial.

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘Mbrojtja e pyjeve 2022’, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjtëve. Patrulla e policisë, mbrëmë rreth orës 22:50 gjatë patrullimit në fshatin Vatë të Kaçanikut ka hasur në një kamion transportues pa targa .Edhe pas paralajmërimit të patrullës së policisë që shoferi të ndaloj , i njëjti nuk iu është bindur urdhrave të policisë dha ka vazhduar rrugën. Pas disa përpjekjeve, patrulla e policisë ka arrit që të ndaloj kamionin në fshatin Rakaj të Kaçanikut.”

“Pas kontrollimit të personave dhe kamionit policia ka gjetur 16 pjesë (trupa) drunjësh industrial të ngarkuar në kamion. Pasi janë intervistuar të gjithë personat nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy personat me inicialet XH.L (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe Q.L (M/K) i moshës 26 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP