Ardian Kastrati tregon pse e bojkotoi fjalimin e sotëm të presidentes Osmani

Sot u mbajt një seancë speciale në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së.

Mirëpo, deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati bojkotoi fjalimin e presidentes Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar arsyet që e kanë dërguar deri te ky vendim

Kastrati thotë se Kurti e Osmani janë munduar të sjellin versionin e ri të historisë së Kosovës, e që sipas tij u munduan të mohojnë sakrificën e ushtartëve të UÇK-së.

“1. Kurti e Osmani nga ditët e para familjarisht ishin në UÇK

  1. Kurse ne të PDK-së dhe të tjerët ku mbetem…..me Jugosllavinë a?

Ha-ha-ha

Hajde more shporruni. Edhe fëmijët e dijnë që është e kundërta. Rrethi i ngushtë i këtij koalicioni është i mbushur me mbetje jugosllave që zi e terr kanë hëngër kundër UÇK-së.

Kanë me ju shashtris fëmijët e juaj kur ti bëjnë 12-13-14 vite e ju vijnë në shtëpi duke ju treguar njësi mësimore të klasës 5-6-7-8 fillore për Adem Jasharin po se po….., por dorë për dore me Azem Sylën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Sami Lushtakun, Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Elmi Reçicën, etj, etj etj etj se mos të ju hy në hak se ka shumë….

Fëmijët tuaj kanë me ju shti me vjell nga mashtrimi që po tentoni ta bëni duke shkel mbi të vërtetat historike për një grusht vota”, shkroi ai ndër të tjera.

Go to TOP