Anglia fiton ndeshjen që po e humbte

Anglia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, pas një përmbysje që i ka bërë Sllovakisë në ndeshjen e 1/16 të finales. Skuadra e “Tre luanëve” po humbte 0-1, por në fund, pas 120 minutave ka fituar me rezultat 2-1.

Ndeshja e zhvilluar në “VELTINS-Arena” gjatë kohës së rregullt ka ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Francesco Calzona e ka dominuar pjesën e parë dhe ka kaluar në avantazh në minutën e njëzet e pestë përmes Schranz. Sllovakët kishin dy raste të rrezikshme më herët: Hancko në minutën e katërt dhe Haraslin në minutën e njëmbëdhjetë.

Pjesa e dytë pa përpjekje të shumta nga skuadra e Gareth Southgate, por golat munguan. Foden e ka futur topin në rrjetë menjëherë pas rifillimit, por VAR e ka anuluar golin. Harry Kane ishte afër shënimit në minutën e shtatëdhjetë e shtatë me një goditje me kokë, dhe vetëm tre minuta më vonë, Declan Rice ka goditur shtyllën me një gjuajtje nga distanca.

Kur gjithçka dukej e humbur për Anglinë, Bellingham ka barazuar rezultatin duke shënuar një gol të bukur në stilin roveshatë dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime, duke mbajtur gjallë shpresat e anglezëve për Euro 2024.

Me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve Anglia e ka gjetur golin edhe një herë. Ka qenë Kane ai i cili ka shënuar jo vetëm për epërsinë e parë të anglezëve po edhe për ta vulosur fitoren, pasi pjesa e dytë e vazhdimeve nuk ka pasur më gola.

Në çerekfinale Anglia takohet me Zvicrën.   

Go to TOP