Ancelotti startoi pa asnjërin nga yjet e mesfushës – kishin kaluar 1,015 ditë që kishte ndodhur një gjë e tillë

Carlo Ancelotti vendosi të pushojë Casemiron, Toni Kroosin dhe Luka Modricin për ndeshjen e së mërkurës në La Liga kundër Mallorcas, duke e ulur ndejshëm moshën mesatare të mesfushës së Real Madridit.

Në moshën 18 vjeçare, Eduardo Camavinga filloi ndeshjen, së bashku me mesfushorin 23-vjeçar, Fede Valverde dhe mesfushorin sulmues 25-vjeçar, Marco Asensio.

Ndërkohë treshja e njohur e trofeve, Casemiro (29 vjeç), Kroos (31) dhe Modric (36) u lanë në pushim, pasi Ancelotti ndryshoi ekipin për shkak të orarit të ngjeshur në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Gjashtë nga lojtarët që e nisën ndeshjen si startues janë 23 vjeç ose më të rinj, që do të thotë se mosha mesatare e formacionit fillestar ishte 24.7 vjeç.

E ardhmja e Fede Valverde në Real Madrid pritet të jetë e ndritshme, ndërsa Eduardo Camavinga shihet nga klubi si një lojtar që do të jetë në ekip për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, Asensio shënoi një het-trik dhe u dallua kundër ish-ekipit të tij pavarësisht se ishte në mesfushë në formacionin e Ancelotti 4-3-3.

Kroos është penguar nga dëmtimet këtë sezon, ndërsa 36-vjeçari Modric ka nevojë për më shumë pushim se në sezonet e tjera, ndërsa edhe Casemiro duhet të jetë pjesë e rotacionit derisa zëvendësuesi i tij natyror të gjendet nga “Los Blancos”.

Ndeshja e fundit pa treshen e shkëlqyer të mesfushës

Kanë kaluar 1,015 ditë që kur asnjëri nga Kroos, Modric dhe Casemiro nuk u paraqit në formacionin startues të Real Madridit.

Kjo kishte ndodhur në 12 dhjetor 2018, në humbjen 3-0 të Real Madridit nga CSKA Moska, ku Santiago Solari luante me emra si Marcos Llorente, Isco dhe Valverde në mesfushë. 

Go to TOP