Ambasadorja Kim: BESA – kur çon më së shumti peshë, shqiptarët nderojnë

Ambasaroja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se shqiptarët çdoherë nderojnë kur duhet më së shumti.

Njëjtë sikur Kim paraprakisht kishte thënë edhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të ShBA-së, Bob Menendez, kur ka falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht afganët që po ikin nga sulmet talibane në Afganistan.

“BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë”, ka shkruar Kim në Twitter.

Go to TOP