Ambasadorja izraelite u uron sukses sportistëve të Izraelit dhe Kosovës në Olimpiadën e Parisit

Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes një postimi në platformën “X”, u ka uruar sukses sportistëve të Shtetit të Izraelit dhe të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Koha për medalje të reja për sportistët e Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

Sukses ekipit të Izraelit dhe ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”! #TeamIsrael #TeamKosova #TeamISR #TeamKOS #Olympics”, ambasadorja Ziv ka shkruar në urimin e saj.

Go to TOP