Alves te Barcelona e kryer, zbulohen detajet e kontratës

Dani Alves përfundimisht do të rikthehet tek ish-klubi i tij Barcelona.

Dani Alves tani ka arritur marrëveshje me Barcelonën duke u rikthyer tek klubi ku kishte fituar shumë tituj.

Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano e ka konfirmuar këtë duke theksuar se ai po kthehet te Barcelona si agjent i lirë dhe po mungon vetëm aprovimi nga Federata e La Ligas.

Përveç tjerash, Romano ka zbuluar se do të ketë një klauzolë për të vazhduar marrëveshjen deri më 2023.

Ndryshe, Alves është lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, duke fituar 43 trofe të ndryshëm me klub dhe kombëtare.

Go to TOP