Alban Skenderaj ka një dilemë në lidhje me koncertin e tij

Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj po përgatitet për një koncert të veçantë festiv më 6 qershor.

Me një repertor prej mbi 100 këngësh emocionuese, Skenderaj po i drejtohet fansave për të ndihmuar në zgjedhjen e këngëve për koncertin e tij.

“Kam kompozuar e publikuar mbi 100 këngë këto 20 vite! Normalisht është e pamundur ti këndoj të gjitha në koncertin e 6 qershorit ne stadium. Meqë jam ende duke menduar për repertorin e asaj nate. Cila është për ju kënga që nuk duhet të mungojë në koncert?”, ka shkruar ai në Instagram.

Go to TOP