Aktori i njohur shqiptar Agron Llakaj ka ndarë një lajm të dhimbshëm me publikun

Përmes një mesazhi prekës, ai njoftoi se gruaja e tij ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Në mesazhin e tij, Llakaj shprehu dhimbjen dhe mungesën e madhe që ndjen për humbjen e bashkëshortes së tij të dashur. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për Agronin dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë.

Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.
Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).
Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’.

Vizitat i presim diten e diele,te marte dhe te merkure ne oraret 9-13:00 paradite dhe 17-20:00 pasdite.

Go to TOP