Aktori i njohur amerikan thotë se ka agjëruar më shumë se 40 ditë për të humbur peshë

Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Kevin James kishte agjëruar më shumë se 40 ditë, duke çuar humbur kështu 27 kilogram.

Por, kjo nuk është rasti i vetëm. Madje, atij i duhej të humbte peshë edhe për një rol në një film ku duhej të luante një prift.

Ai kishte rënë në 104 kilogram, por pasi xhirimet përfunduan pesha e tij u kthye në fazën e mëhershme prej 127 kilogram.

Aktorit amerikanit iu tha se duhej të xhironte edhe disa skena shtesë, dhe kështu e kuptoi se duhej të humbte përsëri peshë.

Kjo çoi në një diskutim në lidhje me zakonin e kaluar të James për të mbajtur dietë të rëndë.

“Unë mund të humbas peshë shumë shpejt, mund të agjëroj dhe ta humbas”, tha ai. “Seriozisht, mund ta humbas shpejt… Mund ta bëj brenda një muaji. Më pak se një muaj”.

James shpjegoi madje se si dikur filloi një periudhë të gjatë agjërimi, i motivuar pjesërisht nga dëshira për të humbur peshë, por edhe për arsye fetare, duke treguar se ai kaloi “41 ditë e gjysmë” pa ushqim, duke konsumuar vetëm “ujë dhe pak kripë” për të rimbushur elektrolitet e tij.

“Fillova agjërimin, nuk e mendoja se do të agjëroja 40 ditë, thjesht thash ‘do të bëj çfarë të mundem’ … U ndjeva shumë mirë për një kohë, por kishte momente kur ndihesha si i mjerë”, deklaroi James.

“Kam humbur, mendoj, rreth 27 kilogram”, vazhdoi ai. “Nuk jam ushqyer as me vitamina, organizmi im u pastrua tërësisht”.

Go to TOP