Aksident në Rahovec, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, gjegjësisht në fshatin Mrasor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për RTKlive se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, ku janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”, tha ai.

Go to TOP