Aksident mes tri veturave në autostradën Veternik-Bresje, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin. 

Go to TOP