Kombëtare

Ahmeti: Prishtina do t’i blejë edhe 30 autobusë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se këtë vit Komuna do t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj, për transportin publik.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë, sipas marrëveshjes me BERZh-in.

“Këtë vit Prishtina do të blejë edhe 30 autobusë të tjerë për transportin publik. Gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë sipas para-marrëveshjes me BERZH. Sot ne gjithashtu prezantuam stacionet e para të karikimit për makinat elektrike me PCB. Parkimi do të jetë falas për makinat elektrike”, ka shkruar Ahmeti.