AGK dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet që u janë bërë gazetarëve shqiptarë e serbë në komunat veriore të Kosovës këtë të mërkurë.

“Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë”, thuhet në kumtesë.

“Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni”.

AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar.

Go to TOP