Adarabioyon firmos për Chelsean

Klubi anglez, Chelsea ka transferuar qendërmbrojtësin e Fulhamit, Tosin Adarabioyon.

‘Blutë’ e Londrës të premten kanë kompletuar transferimin e 26-vjeçarit.

Adarabioyon i është bashkuar Chelsea-s si transferim i lirë derisa ai ka firmosur kontratën katërvjeçare me klubin nga ‘Stamford Bridge’.

Adarabioyon, i cili ka bërë një sezon të madh me Fulhamin, tashmë zyrtarisht do të vesh fanellën e Chelsea-s, një tjetër skuadër e madhe angleze.

Go to TOP