Acerbi drejt Milanit?
Milani po mendon seriozisht për të bërë një lëvizje për veteranin e Lazios, Francesco Acerbi dhe tashmë kanë filluar bisedimet me agjentin e tij.
Qendërmbrojtësi 34-vjeçar italian dorëzoi një kërkesë për transferim në fund të sezonit, ai u përplas me tifozët pas një festë të gabuar në dhjetor, diçka që la në hije pjesën e mbetur të sezonit të tij.
Një pjesë e madhe e tifozëve ende nuk e ka falur mbrojtësin dhe tani një largim këtë verë duket i mundshëm, transmeton Klankosova.tv.
Siç raportohet nga Sky Sports Italia, Milani po mendon seriozisht të bëjë një lëvizje për Acerbi këtë verë për t’i ofruar trajnerit Stefano Pioli një opsion rotacioni me përvojë.
34-vjeçari është i dobishëm edhe për regjistrimin në skuadër për faktin se është italian.
Kuqezinjtë nuk po mendojnë për Acerbin si alternativë ndaj Sven Botman të lidhur me Newcastle United, por si një opsion rezervë.
Ata kanë nisur tashmë bisedimet me agjentin e tij Federico Pastorello, por ende nuk ka pasur asnjë kontakt me Lazion.
