Deputetja e LDK-së thotë se Abdixhiku do të jetë kryeministri i ri i Kosovës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka parashikuar se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Ajo ka thënë se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
“Kryetari Lumir Abdixhiku është kryetari më i ri që ka një parti më e vjetër, e cila është LDK-ja.
Unë shumë shkurt e kisha thënë se kryetari i jonë është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.
