A do të kandidojë Bedri Hamza për kryetar të PDK-së?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka treguar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie, raporton Gazeta Express.

Hamza këtë e bëri të ditur, duke thënë se deri tani vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

“Jo nuk do të jem kandidat , deri tani kemi një kandidat që ka shpallur kandidaturën e tij, edhe nesër ka afat që ata që janë të interesuar të futen në garë, dhe pastaj me datën 3 korrik është konventa dhe do zgjidhet kryetari i PDK-së”, tha Hamza në T7.

Kujtojmë se ka 7 muaj që kjo parti është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, pasi ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai po akuzohet për krime lufte.

Go to TOP