Emërohet drejtori i ri i Policisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për drejtorin e ri të Policisë së Kosovës dhe ai do të jetë Gazmend Hoxha.
Zv-ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka propozuar para kryeministrit emrin e Hoxhës, për të parin e Policisë së Kosovës.
“Më lejoni të propozoj para jush propozim-vendimin nga MPB-ja për emërimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, siç u dha në pajtim me ligjin MPB-ja ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për plotësimin e vendit të punës. Në konkurs kanë aplikuar pesë kandidatë dhe katër kanë hyrë në listë të ngushtë për intervistë, nga Komisioni janë rekomanduar tre kandidatë me vlerësimin sipas granit fetahu bahri shala, në pajtim me kompetencën sipas ligjit të policisë, ministri si titullar i saj, i propozon qeverisë për drejtor të policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha”, theksoi Dobra.
