Shi e shkarkime rrufeshë, ky është parashikimi i motit për sot
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku përpos reshjeve lokale gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, pasdite pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.
Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, ndonëse më të izoluara.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h.
