Klubi turk reagon pas vdekjes së portierit të tyre i cili ishte nën rrënojat e tërmetit
Portieri, Ahmet Eyup Turkaslan është gjendur i vdekur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë të hënën (dje).
Pas vdekjes së lojtarit, ka reaguar klubi turk, Yeni Malatyaspor, ku përmes një postimi në faqen zyrtare shprehën ngushëllime për portierin e tyre.
“Na vjen keq për humbjen tuaj! Portieri ynë, Ahmet Eyüp Türkaslan, humbi jetën pasi ishte nën shembjen e tërmetit. U prefsh ne paqe. Nuk do të të harrojmë, njeri i mirë”, thuhet në njoftimin e fundit të klubit turk.
