Përfaqësuesit e Ozilit mohojnë pensionimin e tij nga futbolli

Përfaqësuesit e ish-yllit të Arsenalit dhe Real Madridit, Mesut Ozil, kanë mohuar se lojtari do të pensionohet nga futbolli, pas raportimeve për një gjë të tillë.

Ata thanë se “asgjë nuk është e vërtetë”, kur bëhet fjalë për një pension të menjëhershëm.

“Mesut Ozil patjetër do ta përfundojë sezonin në Bashekshir”, thanë ata.

Ish-reprezentuesi gjerman fitues i Kupës së Botës, i cili aktualisht është pjesë e Bashekshirit, thuhet se po mendon për opsionet e tij në moshën 34-vjeçare. Raportet në Turqi kanë sugjeruar se Ozil është gati të varë këpucët e tij, shkruan Goal.

Ozil ka bërë vetëm tetë paraqitje këtë sezon, gjithsej 187 minuta, dhe ka startuar vetëm në dy ndeshje. Ai u zëvendësua në të dyja këto raste.

Go to TOP