Helikopterët serbë lëvizin mbi fshatin Smolicë, pushteti serb nuk i lë të qetë shqiptarët e Luginës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të mos gjejnë qetësi për ta zhvilluar jetën normalisht, nëpër vendet ku jetojnë.

Pushteti serb atje po përdor mjete të ndryshme për t`i frikësuar.

Kjo situatë po rëndohet edhe më tepër aktualisht, kur po paraqiten propozime të reja për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Rexhep Xhemaili, banor i fshatit Smolicë të Komunës së Bujanocit, ka dërguar video, ku shihen helikopterë ushtarakë serbë që lëvizin mbi shtëpitë e tyre.

Ai thotë se ka dashur t`iu dërgojë mesazh institucioneve të Kosovës për t`iu treguar se ndihen të pasigurt.

https://youtube.com/watch?v=AE32jZXN85Q

Këto zhvillime po ndodhin vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti i vendosi 6 kushtet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mes tjerash, Kurti tha se të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

Go to TOP