Krasniqi pasi nuk kaloi Trusti: Për keqardhje injorimi i vazhdueshëm i Kurtit ndaj kërkesave të qytetarëve

Projektligji për Trustin nuk kaloi sot në Kuvend.

Kjo për shkak që opozita nuk i kishte votat e mjaftueshme.

Këtij projektligji i dolën kundër deputetët e pushtetit.

Lidhur me moskalimin e Trustti ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka shkruar se është hera e dytë që mazhoranca e injoron këtë projektligj.

Sipas tij, në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre.

Postimi i tij i plotë:

TRUST JO, MARTIN PO!

Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti.

Në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre.

Si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, është hera e dytë që me kërkesë të qytetarëve vjen në Kuvend nevoja për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i dhe po ashtu është hera e dytë që kjo mazhorancë e injoron.

Sa t’i kenë për miq, anëtarë të partisë e zyrtarë të lartë tipat si Martin Berishaj, është normale që këtij Kryeministri do t’i mungojë vazhdimisht sensi i empatisë ndaj krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët.

Turp!

Go to TOP