Shteti ka paguar rreth 16 milionë euro për krerët e UÇK-së, në Hagë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se mbulimi i këtyre shpenzimeve bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Postimi i saj i plotë:

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga ZPS.

Mbulimi i këtyre shpenzimeve bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Me qëllim të ofrimit të transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me shpenzimin e parasë publike, deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Si Ministri e Drejtësisë mbetemi të përkushtuar në zbatimin e përgjegjësive ligjore.

Go to TOP