FR i LDK shqyrton raportin 3 mujor

Në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Forumit të Rinisë, kryetari Abdixhiku rikonfirmoi mbështetjen e tij për rininë në përgjithësi dhe Forumin e Rinisë në veçanti.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i këtij forumi, Paris Guri.

“Angazhimi i shumë të rinjve e të rejave në politikë është domosdoshmëri e kohës. Vendi ka nevojë për ne, ndërsa LDK-ja është adresa e vetme për këtë angazhim. Mbështetja e kryetarit Abdixhiku për krijimin e hapësirës së përfshirjes së rinisë në çdo nivel vendimmarrës është i padiskutueshëm, prandaj e kemi obligim tonin tu prijmë proceseve përpara”, ka shkruar ai.

Gjatë kësaj mbledhjeje u prezantua edhe raporti tre mujor i punës së forumit si dhe u diskutua planprogrami i FRLDK-së për vitin 2023.

“Rrugëtimi jonë i përbashkët është sfidues, por vullneti për një vend të mirëqenë nuk do të na ndalë asnjëherë në këtë rrugëtim”. /Kosova.info/

Go to TOP