Ngacmoi familjarët e ish të dashurit përmes rrjeteve sociale, arrestohet 32 vjeçarja në Gjilan

Një 32-vjeçare është arrestuar të hënën nga policia në Gjilan.

Ajo dyshohet se ka ngacmuar familjarët e ish-të dashurit të saj, përmes rrjeteve sociale dhe mesazheve telefonike.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi Valon Osmani.

Osmani tha se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Pas arrestimit e dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarës ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal për veprën penale ,,Ngacmim” do të procedohet ne Prokurorinë Themelore”, tha ai.

Go to TOP