AGK: 2022-ta, vit i sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se viti 2022 ka qenë një vit sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve, me mbi 30 raste të evidentuara sulmesh të formave të ndryshme.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se AGK-ja u është mirënjohëse të gjithëve për punën përgjatë vitit 2022.

“Falë raportimeve tuaja nga secili kënd i Republikës së Kosovës, qytetarët janë informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga greva, protesta e barrikadat, deri tek ngjarje që sollën ndjenjë kolektive gëzimi”.

“2022 ka qenë një vit veçanërisht sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e foto-reporterëve, me mbi 30 raste të evidentuara sulmesh të formave të ndryshme. Falënderues dhe mirënjohës edhe për të gjithë kolegët që nuk ndaluan së raportuari edhe kur u tentuan të pengoheshin nga individë e grupe të caktuara të interesit”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP